Napoli –  Arsenal, Ancelotti zbulon recetën për rikthim

22:06 | 17 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në Evropa Ligë kundër Arsenalit.

Takimi i nesërm zhvillohet në stadiumin San Paolo të gjigantit italian pas disfatës 2 me 0 që pësuan në Emirates javën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.

“Receta për rikthim është zemra, trimëria dhe inteligjenca. Është një mundësi e madhe që ne duhet ta arrijmë në një ambient që është i mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Allegri.

“Ne dëshirojmë të luajmë me letrat tona deri në fund. Ne kemi një mundësi të madhe, ne jemi klubi i vetëm italian që ka mbetur në Evropë dhe tani shpresojmë të vazhdojmë të jemi në kompeticon edhe të premten”

“Unë besojë se ne mund ta bëjmë këtë”, shtoi Ancelotti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme