Aida Dërguti ka folur për ofendimin “m**” siç e kishte quajtur ajo liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Dërguti thotë se Kurti në atë kohë kishte dalë nga arresti shtëpiak për herë të parë dhe më pas përfundoi i arrestuar.
Sipas saj, ky veprim i Kurtit ishte i pamatur, kur dihej situata tensionuese përbrenda Lëvizjes.
Por, thotë se ofendimi i saj nuk ka ndikuar aspak në përçarjen e Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Albini iu shmang edhe njëherë diskutimit që do të duhej dhe po shkonte të arrestohej. E dinim se situate është e rëndë. Me shku në burg pa nevojë kur Lëvizja ishte në gjendje të keqe, ka qenë veprim i papërgjegjshëm. Unë mendoj që duhet filluar diku tjetër këtë debat. Me dhanë një shpjegim. Problemi nuk ka filluar me ofendimin tim, e as pse s’po duam ta bëjmë kryetar. Problemi ka filluar shumë më herët, në një debat mes Albinit e Dardanit, ku Albini e akuzonte atë se po bashkëpunon me UDB’në, përmes Batonit. Unë nuk kam dashur të mos flas keq për askënd, sepse s’kam dashtë që debati me ardh deri këtu, e më pas me thanë që ndarja ka ndodh shkaku i shërbimeve si SHIK’u, sepse s’është e vërtet. Albini e Dardani duhet të dalin në debat e ta sqarojnë krejt këtë situatë”, ka thënë Dërguti në Rubikon të KTV-së.
“Të gjithë në VV e dinë se kur nervozohem shaj nganjëherë”
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...