Man City – Tottenham, shënohet goli i pestë pas 21 minutave lojë

21:29 | 17 Prill 2019
Arbresh Info

Një fillim i rrallë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e mërkurë) mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Takimi i dytë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve ka nisur në formë të zjarrtë dhe pesë gola janë shënuar pas vetëm 21 minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.

Raheem Sterling zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 4′ para se Heung Min Son të realizonte dy gola të njëpasnjëshme (7′) (10′) për 2 me 1.

Sidoqoftë, “Qytatarët” barazuan shifrat në minutën e 11′ me anë të Bernardo Silvas para se Raheem Sterling të realizonte golin e dytë personal për 3 me 2 në minutën e 21′.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes pas 21′ minutave lojë është 3 me 3.

Takimi i sotëm zhvillohet në stadiumin Etihad./arbresh.info/


https://streamable.com/weian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme