Google ADS

Kosova dhe rruga e saj drejt Interpolit përmes FAST

21:18 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Nene përkrahjen e autoriteteve austriake, në vitin 2016 është themeluar – në Policinë e Kosovës, respektivisht tek Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e zbatimit te ligjit (ILECU) – Ekipi për Persona te Arratisur (FAST KOSOVA). Ky ekip ishte integruar ne ENFAST (Europian Network for Fugitive Active Search Teams).

Nese bazohemi që Policia e Kosovës respektivisht niveli politik i saj ( MPB-ja ) ka deshtuar në dy tentativa për antarsim në Interpol Kosoven kjo në asnjë form nuk e ka penguar apo demoralizuar një njësi elitare brenda PK-se e cila është e profilizuar në kërkimin aktiv të të arratisurve nga drejtësia vendore dhe asaj ndërkombetare.

Pra pavarsisht pengesave të ndryshme kjo njësi FAST Kosova brenda 18 muajve që lamë pas kanë arritur një sukses tëjashtzakonshem në gjetjen dhe arrestimin e mbi 100 personave të kërkuar nga drejtësia .

Gjitha keto raste raste janë të nivelit të rrezikshmeris se lartë ( krim të organizuar, terrorizem , vrasje 3 fishta etj ) dhe kjo po e deshmon që spektri menaxherial i PK-se dhe ati politik ( MPB dhe akteret tjere qeveritar ) duhet që permese kesaj njësie dhe sukseve të saja të paraqitet në samitin e ardhshem ku do ri kandidohet për antarsim të PK-s në Interpol.

Vlen të theksohet se “Fasti” i Policisë se Kosovës është njëri prej njësiteve më kredibile në Republikën e Kosovës.

Kjo është dëshmuar edhe me arrestimin e Leotrim Latifin ( i dyshuarit se nën kërcënim të armëve kanë grabitur sebashku me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin : “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme