Të premten protestojnë specialistët e Stomatologjisë

20:35 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Specialistët e Stomatologjisë do protestojnë përsëri të premten.

Përmes një njoftimi për medie Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka bërë të ditur se protesta do të filloj në orën 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet gjithashtu se arsyeja e protestës është mos punësimi në Institucionet Publike Shëndetësore.

“Arsyeja e protestës është vazhdimi i mos punësimit tonë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe për të njëjtën kërkesë Specialistët e Stomatologjisë kanë protestuar edhe muaj më parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme