Muzeu Etnologjik i Prishtinës, dikur shtëpi banimi për familjen e Emin Gjikollit, është i mbyllur për vizitorët.
Restaurimi i një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka nisur para rreth 2 vjetësh.
Në organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij, tregojnë se punimet nuk po përfundojnë shkaku i keqmenaxhimit të buxhetit.
Përveç Muzeut Etnologjik, që daton nga shekulli 18-të, Kosova ka edhe rreth 1,500 monumente të tjera kulturore, por pak prej tyre plotësojnë kushtet elementare për vizitorë.
Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndajë para nga buxheti i shtetit për ta ndihmuar rindërtimin e Notre Dame-s, në një nga vendet më të fuqishme të BE-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që të enjten të propozojë në Qeveri ndarjen e parave për katedralen që u dogj në Paris.
Kjo është pritur me shumë kritika në Prishtinë.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Franca nuk ka nevojë për këto para, por për to janë në nevojë kosovarët që po përballen me mungesë fondesh për shërim, e atyre u kërkohen edhe gjëra bazike, sikur janë dorëzat sterile për lindje.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që në vend se të ndihmohet Franca, Qeveria duhet t’i ridestinojë paratë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale.
Por, Haradinaj është arsyetuar se shuma do të jetë simbolike, e Kosova është shtet mik i Francës.
Këtë propozim, kryeministri e bëri të mërkurën në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...