Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tubimin e organizuar në Pejë ka thënë se me këtë Qeveri kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij janë pasuruar.
“Të gjithë kemi pritur që në demokraci kur të ndërron Qeveria do të ndryshoj jeta e qytetarëve e jo e pushtetarëve, progresi shoqëror matet me progresin e të ardhurave dhe cilësisë të jetës së shoqërisë të cilës i shërben shoqëria dhe jo me ndryshimin e pagës së kryeministrit dhe shpurës së tij që përfitojnë nga shoqëria”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se VV do të udhëheq me vendin në zgjedhjet e ardhshme
“Në jeni bërë shumë ata kanë mbetur pak, në zgjedhjet e ardhshme ata do të mbesin me aspak sepse populli e don ndryshimin dhe do ta bëj ndryshimin”, ka shtuar ai.
I pari i VV-së ka shtuar se vendi nga nevojë për Qeveri ndal korrupsionin.
“Kemi nevojë për zgjedhje të reja sepse nevojitet një Qeveri e cila e ndal dhe e ndalon korrupsionin, e orienton ekonominë ka prodhimtaria që e lidh arsimin me ekonominë. Materialja i ndan dhe përçan njerëzit”, ka shtuar ai.
“Si mund të durohet kjo Qeverie cila për asfalt shpenzon 10 herë më shumë sesa për Universitetin e Prishtinës dhe 20 herë më shumë sesa për ujësjellës e kanalizim së bashku, Zyra e Kryeministrit shpenzon gati sa dyfishi i buxhetit të Këshillit Prokurrial, nuk luftohen krimi e korrupsioni kështu. Doktoresha, Fatmire Kollqaku e përmendu se në spital mungojnë dorëzat, shiringat e ampulat dhe këto mungojnë sepse kushtojnë lirë dhe nuk mund të vjedhin.
Deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku ka thënë se momentalisht qytetarët kanë nevoja më elemenatre sesa ndërtimi i autostradave.
“Ne jemi edhe për autostradë por keni e keni parë një shpallje në QKUK ku kërkohet një pako dorëza për çdo grua që do të lind, kjo është kulmi i kësaj Qeverie”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë gjithashtu se autostradat momentalisht nuk i duhen askujt momentalisht.
“Ne nuk i kemi as mjetet elementare në shëndetësi e kërkojnë ta ndërtojnë projekte megalomane që nuk janë për momentin në shërbim të askujt. Po ne kemi interes që të përfundon rruga Plavë-Guci sepse na lidh me shqiptarët që janë ndarë padrejtësisht, projekti me Tetovën gjithashtu por jo që në të lëvizim sepse nuk kemi aq mallra”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Lexo edhe: Fatmire Kollqaku: Autostradat nuk u duhen qytetarëve, ata kanë nevoja më elementare
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...
ASK publikon statistikat: Mbi 3800 qytetarë në Kosovë e mbaj...