Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku në tubimin e kësaj partie me moton “Kundër PANhajnisë” me qytetarë të Pejës ka thënë se VV do të bëj denoncimin e dukurive negative
“Lëvizja asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet në denoncimin e të gjitha dukurive negative dhe atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe të Kosovës”, ka thënë ajo.
Kollqaku ka shtuar se fillimisht duhet plotësuar kushtet elementare e më pas të ndërtohen autostrada.
“Ne jemi edhe për autostradë por keni e keni parë një shpallje në QKUK ku kërkohet një pako dorëza për çdo grua që do të lind, kjo është kulmi i kësaj Qeverie”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë gjithashtu se autostradat momentalisht nuk i duhen askujt momentalisht.
“Ne nuk i kemi as mjetet elementare në shëndetësi e kërkojnë ta ndërtojnë projekte megalomane që nuk janë për momentin në shërbim të askujt. Po ne kemi interes që të përfundon rruga Plavë-Guci sepse na lidh me shqiptarët që janë ndarë padrejtësisht, projekti me Tetovën gjithashtu por jo që në të lëvizim sepse nuk kemi aq mallra”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...