Kaz James thotë se kurrë nuk e ka gjetur veten në lëkurën e njeriut dhe se për këtë arsye ka vendosur të hajë nga një enë për qen, të veshë një maskë të një qeni dhe të lehtë para miqve por edhe t’i kafshojë ata si një qen i vërtetë, shkruan Mirror, trasnmeton Reporteri.net.
Ky 37-vjeçar pretendon se ai është ndier si qen që nga fëmijëria dhe ka pasur gjithmonë probleme për të komunikuar me të tjerët. Pas 15 vjetësh, ai ka vendosur ta përqafojë këtë ndjenjë të tij duke blerë një kostum që të përshtatet me këtë mënyrë të re të jetesës.
Kaz ka punuar si menaxher i një prej dyqaneve dhe ka gjetur mbështetje përmes komunitetit në internet. Ata e mbështesin atë në qëllimin e tij për t’u bërë “një qen i lumtur dhe me plot vetëbesim”. Ai mban veshjen e qenit vetëm jashtë punës.
“Unë nuk ndjehem si njeri, gjithmonë ndjehem si një qen i cili nuk ishte në vendin ku duhej të ishte, nuk e dija se ishte e mundur të bëhesha qen, nuk besoja se e gjithë kjo ishte e mundur, pastaj takova njerëz të tjerë që kalonin nëpër të njëjtën gjë, kjo më bëri të ndihem i lirë që të jem vetvetja”, tha Kaz. Kur ishte më i ri, ai shfrytëzoi internetin për t’u lidhur me njerëz që ndajnë mendimet dhe qëndrimet e njëjta me të.
“Kisha frikë se njerëzit do të më quajnë të çmendur nëse do t’u tregoja atyre se çfarë po ndodh. Tani, e di se kësaj i janë frikësuar të gjithë qentë me të cilët jam shoqëruar, kështu që ndihem shumë më mirë”, tha Kaz, i cili madje ka pronarin e tij që jeton me të në shtëpi. Ai shkon pa pengesa, ulet në restorant dhe ha me njerëz, por gjithashtu mund të hajë në shtëpi nga enët e qenit.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...