Google ADS

Filipçe: Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në kopsht dhe në shkolla i pavaksinuar

16:30 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në kopsht për fëmijë dhe në shkolla i pavaksinuar. Kemi gjetur edhe vendime të Gjykatës kushtetuese, e cila paraprakisht ka vendosur sipas parashtresave të dorëzuara nga prindër në vitin 2014 dhe viti 2015.

Të qarta janë vendimet e Gjykatës kushtetuese se askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin publik, as nuk ka të drejtë me vullnetin e tij ta rrezikojë të drejtën e fëmijës që të jetë e shëndoshë”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe shtoi se ka mjaftë MRP vaksina.

Ai sqaroi se grupi multisektorial i ka shqyrtuar të gjitha ligjet e vlefshme dhe kanë përfunduar se ka rregullativë pozitive ligjore edhe krahas një kontradikte në Ligjin për arsim të obliguar fillor, kjo është e obligueshme për çdo fëmijë.

Megjithatë, siç tha, ka nene shumë saktë të definuara në ligjet për mbrojtje shëndetësore dhe për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive, në rregulloret për imunizim, ku ai është i obliguar, se fëmijët patjetër duhet të vaksinohen.

Ai tha se për disa opsione kanë biseduar gjatë takimit të djeshëm të Komisionit për sëmundje infektive dhe këto kanë qenë masat të cilat ekspertët i kanë rekomanduar.

“Vaksina MRP ka mjaftë, tani ka edhe sasi të reja nga furnizimi i ri dhe ato të premten do të shpërndahen në të gjitha qendrat për shëndet publik”, tha mes tjerash Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të Ditës botërore të hemofilisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme