Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i terreneve sportive dhe nyjeve sanitare në SHFMU “Eqrem Qabej”.
Me anë të kësaj marrëveshje, siç njofton kumtesa, Ministria e Zhvillimit Rajonal do të financoj projektin me shumën prej 100,000 euro, ndërsa Komuna e Mitrovicës do të participojë me vlerën prej 29,581 euro, përcjell lajmi.net.
Me këtë rast kryetari Bahtiri falënderoi ministrin Demiri në mbështetjen e Komunës për realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm, pasi që do ta pasuroj dhe zbukuroj hapësirën përreth shkollës “Eqrem Qabej”.
Po ashtu kryetari Bahtiri u zotua se do ta realizoj projektin me përkushtim maksimal me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, dhe fëmijët të kenë një objekt sa më modern për të ndjekur mësimet.
Ndërsa ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, përgëzoj kryetarin Bahtiri për punën e tij të palodhshme dhe i uroj suksese në realizimin e projektit të përbashkët.
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...