Një grup prej katër anëtarëve të Parlamentit të Holandës ka nisur një mocion për të anuluar përkohësisht lëvizjen e lirë për shtetasit e Shqipërisë në Zonën Shengen.
Më 11 prill, parlamenti holandez ka diskutuar rreth këtij mocioni, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës për t’i propozuar Komisionit Evropian të nisë procedurat që mundësojnë pezullimin e udhëtimit pa viza për shtetasit e Shqipërisë.
Ky mocion është hartuar nga anëtarë të partive të ndryshme në Holandë me arsyetimin e luftimit të krimit të organizuar.
Ata kanë përmendur në dokument se kanë vërejtur një rritje të aktiviteteve kriminale të mafisë shqiptare në Holandë, duke theksuar se këto organizata janë duke abuzuar me mundësinë e të udhëtuarit lirshëm në Evropë.
Përndryshe, në muajin janar të vitit 2018, Franca po ashtu ka kërcënuar me kthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë, pasi ky shtet ka pranuar 7,630 kërkesa për azil nga shqiptarët më 2017.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të liruara nga regjimi i vizave, përveç Kosovës.
Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian kishte votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. /rel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...