Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir është zhvendosur nga arresti shtëpiak në burg, bëjnë të ditur raportet e mediave sudaneze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Al-Bashir u transferua në burgun e sigurisë maksimale Kober në Bahri në Kartum, ku zyrtarë tjerë të regjimit të mëparshëm janë mbajtur.
Këshilli ushtarak në pushtet ende nuk ka konfirmuar raportet.
Al-Bashir, i cili qeverisi Sudanin që nga viti 1989, u përmbys nga ushtria javën e kaluar pas muajsh protestash kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Ai përballet me urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me konfliktin në rajonin e Darfurit Perëndimor.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre