Gjatë interpelancës e cila u thirr nga PSD, për të diskutuar rreth pagës minimale, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Seknder Reçica tha se në bazë të një analize komisioni profesional ka nxjerrë në propozim pagën minimale prej 250 euro, e cila është miratuar në vitin 2017, shkruan arbresh.info
“Disa nga diskutimet që i kemi pasur ne si ministër, ka qenë rritja pagës minimale, në bazë të ligjit 03 neni 53, ku thuhet se qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të këshillit ekonomiko social. Gjithashtu për të pas analizë më të mirë, për pagën minimale kemi nxjerr udhëzim administrative I cili rregullon formulën për përcaktimin e pagës minimale në vend. Në bazë të analizës së bërë, duke marr parasysh faktorët e përcaktuar me ligj dhe me udhëzim administrative, komisioni profesional ka nxjerrë propozimin për pagën minimale prej 250 eurove, shumë kjo që është e përafërt me vendet e rajonit. E cila u miratua në vitin 2017” tha Reçica
Gjithashtu Reçica deklaroi se që nga nesër do të fillohen me rekomandime të reja për pagë minimale.
“Qysh nesër ne do të fillojmë negociatat për të nxjerrë një propozim të ri apo rekomandim për pagën minimale, të cilën do ua propozojmë Qeverisë” tha Reçica
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...