Shpallet tenderi 1,5 milionësh për kontrollimin e cilësisë së rrugëve

09:38 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur një tender prej 1.5 milion eurosh për “Ekzaminimet kontrolluese për materiale dhe për kualitetin e punëve në projektet e infrastrukturës rrugore”.

Tenderi është i ndarë në dy grupe. Në të parin hyjnë rrugët nacionale, rajonale dhe lokale, ndërsa në grupin e dytë hyjnë autostradat dhe zgjerimet e rrugëve nacionale e rajonale, shkruan Zëri.

Hiç më pak se 1.5 milion euro parashihen të shpenzohen nga Ministria e Infrastrukturës për kontrollin dhe cilësinë e rrugëve në gjithë Kosovën.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme