Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend. Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Deklarata e komisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, për “Washington Post” se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.
Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka reaguar i pari ndaj deklaratave të komisionarit të BE-së, duke thënë se kjo ide vjen pak kohë para takimit të Berlinit. Kjo deklaratë e Hahnit, sipas Haradinajt, është e pashpresë dhe shkatërruese për Kosovën, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri”.
Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë i pari e ka prezantuar verën e kaluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet kryesore politike në vend duke shprehur drojën e humbjes së veriut të vendit
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët