Dashi
Do të kaloni nga një periudhë aspak e këndshme, në një tjetër ku nuk do ju mungojë shpirti i iniciativës. Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të dyfishojë nismat interesante. Kush dëshiron të tregojë që është i zoti, mund ta bëjë fare mirë. Rikuperim parashikohet edhe në sferën sentimentale.
Demi
Parashikohet një ditë interesante sa i takon formës fizike, ku do të dukeni më së miri. Kush po mundohet të gjejë një zgjidhje, mundësitë janë të mëdha. Këshillohet që ti përballoni ditët qetësisht. Mund të ketë ndonjë vonesë të mundshme, ndaj bëni mirë të veproni me kujdes në gjithçka.
Binjakët
Nuk keni përjetuar momentin më të mirë sa i takon ndjenjave, ndoshta për shkak se raporti në çift ka qenë i komplikuar. Gjithçka ka të bëjë me njerëzit që ju rrethojnë, të cilët nuk janë të kënaqur, por edhe për shkak se mund të keni kaluar një ndarje. Megjithatë situata do të vijë drejt përmirësimit, ku do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Mundësitë nuk do të mungojnë edhe për të rindërtuar historitë që mund të kenë pësuar krisje.
Gaforrja
Kërkohet pak më shumë vëmendje në punë, por edhe në raportin në çift. Veçanërisht kjo ka të bëjë me ata që kanë një aktivitet të tyren apo punojnë me një ortak, pasi ka ende gjëra të paqarta. Parashikohen mundësi të shumta zgjidhjeje.
Luani
Ky moment është mjaft i favorshëm për lumturinë tuaj. Ata të cilët së fundmi nuk arrinin të kënaqeshin, do të kenë mundësi për të përjetuar momente të këndshme. Mundohuni që të gjeni kohë vetëm për veten dhe të mos mendoni për pak çaste për punën.
Virgjëresha
Në këtë fazë të jetës tuaj, po jetoni disa situata vendimtare. Çdo gjë që ju propozoni zgjat shumë pak, gjë që ju bën të pyesni veten, nëse po bëni gjërat e duhur. Ditët në vijim do ju sjellin ndonjë këshillë më shumë se si të dilni nga kjo situatë.
Peshorja
Në këtë periudhë ndjeni nevojën për të përmbysur situatat që nuk ecin, por ndiheni të dekurajuar. Ata që kanë marrë një detyrë të rëndësishme, tashmë po kuptojnë se në fakt, ishte një mashtrim i madh. Mund të bëhet fjalë për një projekt apo çështje ekonomike.
Akrepi
Mërkuri do të ketë ndikim neutral në shenjën tuaj, ndaj vlerësoni më mirë situatat profesionale, të cilat janë vërtetë të rëndësishme. Jo çdo gjë mund të zgjidhet sa hap dhe mbyll sytë. Ka edhe nga ata që duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Intuita do ju ndihmojë.
Shigjetari
Ka ardhur momenti që të mendoni lidhur me gjërat më praktike. Kështu që nëse keni gabuar, ka ardhur momenti për të ndryshuar. Do të jeni të karikuar me energji dhe nuk do të tërhiqeni para asgjëje. Bëni kujdes veçse, pasi për një pozicion pune duhet të përgatiteni shumë. Përqendrohuni në atë që dini të bëni, duke nxjerr në pah aftësitë tuaja.
Bricjapi
Duket se ka ardhur momenti për të analizuar me kujdes të gjitha situatat profesionale dhe në fushën e ndjenjave. Zakonisht jeni të kuptueshëm dhe arrini ti dëgjoni të tjerët, por nëse vendosni që të mbylleni, vështirë se mund t’iu bindë njeri për të kundërtën, shkruan noa.al. Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë të kuptueshëm me këdo. Kjo sjellje mund ndikojë edhe në sferën profesionale.
Ujori
Parashikohen keqkuptime dhe tensione. Nuk do arrini që ta kuptoni se ku po gaboni dhe do jenë të tjerët ata që do ua vënë në dukje. Me të lindurit e shenjës së demit dhe luanit, mund të keni marrëdhënie të veçanta. Mundohuni që të bëni diçka më shumë, sidomos për të përmirësuar situatën ekonomike.
Peshqit
Do të jeni disi të përhumbur, ndaj mundohuni që të zgjidhni një problem të vogël personal. Duhet të veproni me kujdes sidomos sa i takon dashurisë dhe sidomos lidhjeve që kanë kohë që zgjasin. Të matur duhet të tregoheni edhe në lidhje me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Mund t’iu jetë komplikuar jeta me një person që nuk ju meriton. Bëni mirë që të mbyllni ndonjë çështje të lënë hapur nga e kaluara. /a.y/noa.al
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...