Është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila ka arritur që përmes muzikës së saj të ketë një karrierë ndërkombëtare.
Por përmes disa postimeve në Twitter, Bebe Rexha ka bërë me dije për ndjekësit dhe fansat e saj se vuan nga një sëmundje.
Bëhet fjalë për një sëmundje mendore, që është ‘çrregullimi bipolar’. Kjo sëmundje është mjaft delikate dhe ka të bëjë me luhatje drastike të humorit të një personi, që praktikisht duket se ka dy personalitete.
Këngëtarja e ka ndjerë të nevojshme ta ndajë diçka të tillë dhe u kërkuar fansave të mos u vijë keq për të, por ta pranojnë siç ajo është.
“Për një kohë të gjatë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse më pas ndjeja një super energji, që nuk më lejonte të flija gjumë, nuk më lejonte të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe nuk kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua!”- shkruan këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare./Opinion.al/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...