Problemet me frenat kanë detyruar kompaninë “Lyft” të tërheqë biçikletat e saj elektrike nga tregu i 3 qyteteve të mëdha amerikane.
Klientët ishin ankuar se frenat e tyre të përparme ishin më të forta se ç’duhej, duke e bërë kështu ndalimin goxha të dhunshëm.
Ankesat detyruan tërheqjen e rreth 3.000 biçikletave të “Lyft”-it që përdoreshin në Nju Jork, Uashington dhe San Françisko.
Biçikletat e pajisura me një motor elektrik për t’ua bërë edhe më të lehtë njerëzve lëvizjen në zonat urbane, tani janë zëvendësuar nga alternativat e tyre tradicionale me pedale.
“Siguria vjen e para”, tha Julie Wood, nga partnerja e “Lyft”-it, “Citi-Bike”, që operon këto shërbime. Ndërkohë, sipas Wood po përgatiten biçikleta të përmirësuara elektrike për përdorim në qytet, edhe pse ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë se kur ato mund të dalin në shitje.
Një numër jo i madh përdoruesish të biçikletave të tërhequra nga tregu kishin pësuar dëmtime, kryesisht si pasojë e frenimit të menjëhershëm gjatë zbritjes me shpejtësi prej një të tatëpjete./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?