Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rigjevë të komunës së Klinës. Arbresh.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka dalë jashtë rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Arbresh.info ka kontaktuar zyrtarë policor të rajonit të Pejës të cilët kanë konfirmuar këtë aksident.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar lajmin për arbresh.info.
Sipas tij, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, të cilat kanë dalë nga rruga. Ndërsa si pasoj e këtij aksidenti, sipas tij, një person ka pësuara lëndime të lehta trupore.
“Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:45 në Rigjevë (Gurash) të komunës së Klinës.Dy automjete kanë dalë nga rruga. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Familjarët e kanë dërguar për t’i dhënë ndihmën e parë”, ka thënë Ibraj./arbresh.info
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...