Google ADS

Basha: Vendimi i Holandës akt mos besimi ndaj qeverisë Rama

21:23 | 16 Prill 2019
L G

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se Vendimi i Holandës për kthimin e vizave është akt mos besimi ndaj qeverisë Rama.

“Nuk ka lidhje parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në parlamentin e mbretërisë së Holandës. Ajo që ndodhi ka 3 domethënie. Pse kërkuan rivendosjen e vizave? Nuk është akt racizmi por akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sepse prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thjeshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative. Disa prej këtyre raporteve duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainë nga Amerika latine drejtë portit të Roterdamit, apo portit të Andversit në Belgjikë. Këtu lind problemi që për të mbuluar përgjegjësitë e tyre qeveritarët thonin çfarë problem ka me transportin e drogës”, ka përfunduar Basha. /Ora.news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme