Google ADS

Konsumimi i çajit të xhinxherit largon parazitët e barkut

21:18 | 16 Prill 2019
Trina Galanxhi

Tashmë, dihet që çajrat bimorë kryesisht nuk kanë efekte anësore por përkundrazi, ndihmojnë në përmirësimin e simptomave të ndryshme. Zakonisht, çajrat bimorë kanë ndikim në rënien e peshës, por jo vetëm, ndihmojnë edhe në pastrimin e zorrëve.

Gjithashtu, një ndër efektet e çajrave është edhe largimi i parazitëve nga zorrët, sidomos ato të llojit Ascaris, shiritat dhe krimbat e tjerë të zorrëve të cilët janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin.

Ata duken si fije pambuku me një gjatësi e cila varion nga 2 deri në 13 milimetra. Zakonisht këta parazitë prekin gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit.

Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është rreth 75%. Shkaqet që mund të infektohemi nga parazitët është mungesa e higjienës, moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave.

Ndërsa, simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila mund të përkeqësohet gjatë natës kur trupi është në qetësi. Zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkakton probleme me jashtëqitjen, diarre ose gjak në feçe.

Duke ndjekur metodën natyrale dhe pa efekte anësore është përdorimi i çajit bimor që ju do të lexoni më poshtë, i cili kuron parazitët e barkut.

Ajo që duhet të bëni është shumë e thjeshtë: të grini hollë në rende pak xhinxher dhe dy thelpinj hudhër.

Në një tenxhere zieni dy tre gota ujë dhe më pas shtoni këta dy përbërës. Lëreni ujin të ftohet dhe pijeni përpara vakteve (në drekë ose darkë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme