Çrregullimi bipolar është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura manie (dhe/ose hipomanie) dhe depresioni. Shkaku është i panjohur, por me shumë mundësi ndikojnë faktorët gjenetikë, biologjikë dhe mjedisorë.
Llojet e çrregullimit bipolar Çrregullimi Bipolar Lloji I Personat që vuajnë nga Bipolar I kanë përjetuar të paktën një episod manie, zakonisht i paraprirë ose i pasuar nga episode hipomanike ose depresive.
Çrregullimi Bipolar Lloji II Personat që vujanë nga Bipolar II kanë përjetuar të paktën një episod hipomanik, të paktë një episod depresiv, por asnjë episod manik. Çrregullimi Ciklotimik Personat që vuajnë nga Çrregullimi Ciklotimik (ose Ciklotimia) përjetojnë luhatje humori më pak ekstreme se ato të Bipolar I ose II. Personat që vuajnë nga cilido çrregullim bipolar mund të mendojnë ose tentojnë vetëvrasjen. Nëse trembeni në mos ju a dikush tjetër mund të lëndojë veten, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Ç’është mania dhe hipomania
Mania Pamundësi për të funksionuar normalisht Ndonjëherë, ka nevojë për trajtim spitalor Episodet zgjasin të paktën një javë Episodet më intensive mund të përfshijnë simptoma psikotike si deluzione dhe haluçinacione Hipomania Humori i ngazëlluar nuk ndikon negativisht në punë a evente shoqërore Simptomat mund të trajtohen nga vetë pacienti Episodet zgjasin të paktën katër ditë të njëpasnjëshme
Episodet nuk përfshijnë simptoma psikotike Personat me çrregullimi bipolar mund të jetojnë jetë normale e produktive për sa kohë sëmundja trajtohet në mënyrë efektive. 1-2 persona nga 100 vuajnë nga çrregullimi bipolar në gjithë botën. Burrat dhe gratë ndikohën njësoj, edhe pse mund të duhen deri në dhjetë vjet për një diagnozë të saktë. Nëse mendoni se jeni bipolarë, drejtohuni psikiatrit, psikologut a terapistit për ndihmë të specializuar.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...