Në pritje të tyre ceremonia u shty për më shumë se gjysmë ore.
Por, asnjë nga ministrat e Qeverisë së Kosovës nuk mori pjesë në inaugurimin e Shoqatës që do të kërkoj drejtësi për krimet e luftës në Kosovë “Drejtësi për të gjithë”.
Madje, disa prej tyre kishin konfirmuar edhe pjesëmarrjen por sipas organizatorëve nuk po bëheshin “të gjallë”.
E arbresh.info ka mësuar se bëhet fjalë për tre ministra të qeverisë Haradinaj, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
“Tahiri, Mustafa dhe Berisha e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Ne i kemi edhe emailin përmes së cilëve na e kanë konfirmuar pjesëmarrjen por nuk e dimë pse nuk kanë ardhur, nuk kanë dhënë ende asnjë reagim por gjithsesi ne do të kontaktojmë me ta”, ka thënë ky burim.
Gjatë fjalimit pati edhe kritika drejt Institucioneve kosovare. Nafi Krasniqi, vëllai i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman ka thënë përfaqësuesit e popullit e kanë obligim moral t’iu shërbejnë qytetarëve.
“Ne kërkojmë mbështetje për të gjitha viktimat e dhunës sidomos ata të dhunës seksuale përderisa këto viktima kërkojnë drejtësi dhe do të jemi zëri i tyre. Është zhgënjyese me qenë pjesë e këtij vendi, unë i kisha lut deputetet që janë këtu që të paktën ta kenë obligim moral t’i shërbejnë këtij vendi dhe popullit”, ka thënë ai.
Ndërsa në këtë organizim morën pjesë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetët, Saranda Bogujevci, Blerta Deliu, Armend Zemaj dhe Xhevahire Izmaku.
Shoqata “Drejtësi për të Gjithë” është themeluar me iniciativën e Vasfije Krasniqi Goodman dhe Nafi Krasniqi, në bashkëpunim me QKRMT.
Kjo shoqatë është themeluar me qëllim të evidentimit dhe dokumentimit të krimeve të luftës, përkrahjen e viktimave të luftës dhe familjarëve të tyre, si dhe monitorimin e sistemit të drejtësisë në raport me trajtimin e krimeve të luftës./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...