Shiu i madh dhe vërshimet e kanë goditur një pjesë të madhe të Afganistanit, duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke dëmtuar e shkatërruar qindra shtëpi. Uji i ka marrë me vete edhe bagëtitë e banorëve.
Hashmat Bahaduri, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Afganistanit për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se shiu i madh dhe vërshimet gjatë 24 orëve të fundit i kanë prekur 16 nga gjithsej 34 krahinat e vendit.
Një zëdhënës i qeverisë rajonale të Heratit njoftoi se pesë persona kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u shemb për shkak të vërshimeve.
Hamid Mubarez, drejtor për çështje humanitare në Herat, njoftoi se 17 persona në këtë rajon janë shpallur të zhdukur.
Lumi Kabul ka dalë nga shtrati dhe uji i tij ka depërtuar nëpër lagjet që shtrihen përgjatë rrjedhës së tij. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që të qëndrojnë të gatshëm për t’u zhvendosur nga shtëpitë për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Autostrada që lidh qytetet e Heratit dhe Kandaharit është mbyllur për qarkullim për shkak të dëmtimeve që janë shkaktuar nga vërshimet.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 110 njerëz kanë vdekur nga vërshimet këtë vit në Afganistan, shkruan “Free Europe”.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë