7 surpriza që të gjitha femrat i duan por nuk i kërkojnë kurrë nga meshkujt!

17:26 | 16 Prill 2019
L G

A po mendoni se i njihni mirë dëshirat e femrave?

Mos gjykoni kaq shpejtë. Ajo mund të jetë tepër e mirë me ju dhe shumë e sinqertë, por ajo kurrë nuk do të jetë e gatshme të pranojë se si do të dëshironte ta befasoje.

Këto gjëra misterioze ose thënë më mirë surprizat, janë zakonisht gjëra të vogla të cilat meshkujt as që i vënë re. Këto gjëra të vogla ndonjëherë ndezin e freskojnë lidhjen tuaj, prandaj asnjëherë mos e humbni rastin ta surprizoni të dashurën tuaj.

Këtu janë 7 gjëra që të gjitha femrat duan ti provojnë, por kurrë nuk do ti kërkojnë nga ju:

1.Mëngjes romantik në shtrat

Mund t’ju duket e pakuptimtë, por ju duhet ta kuptoni që femrat vdesin për gjëra të tilla. Të gjitha femrat i adhurojnë mëngjeset në shtrat. Ato e adhurojnë zgjimin nga gjumi nga era e kanellës, dredhave dhe një kafeje të ngrohtë. Me një gjest të tillë ju e surprizoni atë dhe po ashtu tregon se ju bëni kujdes për të.

2.Letra të vogla dashuria

Nuk ka gjë më romantike sesa ti lini asaj letra dashurie pranë shtratit ose në kuzhinë. Sapo të zgjohet do ti gjej dhe do të jetë shumë e lumtur. Ky gjest i vogël do ta sjell buzëqeshjen e botës në fytyrën e saj. Dita e saj do të jetë më e ndritshme dhe më e lumtur.

3. Një natë romantike
Femrat e adhurojnë idenë për një darkë romantike jashtë shtëpisë. Muzikë e lehtë, verë dhe vallëzim e ledhatime. Ato thjeshtë ndihen të përmbushura.

4.Lulet
Mos prisni që të keni para për të blerë një krah trëndafila. Sa herë që mendonin ti blini asaj diçka, lulet janë zgjedhja ideale. Nuk ka aspak rëndësi sa e çfarë lulesh janë. Femrat thjeshtë i adhurojnë ato.

5. Ndihma në punët e shtëpisë
Punët e shtëpisë janë të mërzitshme, por dikush duhet ti bëjë ato. Dhe kjo natyrisht nuk nënkupton që ajo duhet ti bëjë gjithmonë vet të gjitha. Mos e konsideroni partneren tuaj shërbyese. Mbani një balancë të shëndetshëm në lidhjen tuaj dhe ndihmoni atë sa herë ka nevojë. Me këtë gjest ju do të tregoni kujdesin dhe dashurinë për të.

6.Një vakt i shijshëm për të dy.

Ndaj kohë dhe planifiko një darkë romantike në shtëpi. Organizoje shtëpinë, ndez disa qirinj, merr një shishe verë të kuqe, dhe mbushe pjaten e saj me ushqimin e saj të preferuar. Mos e preokupo vetën me aftësitë e tua në gatim. Ajo do ta dojë ushqimin tënd

7.Komplimentet

Është e thjeshtë. Tregoj asaj sa e mirë është. Tregoj se e pëlqen fustanin e saj të ri. Tregoj asaj që trupi i saj duket perfekt edhe në pantallona të shkurtër. Puthe atë dhe tregoj sa shumë e do. Mos hezito ta komplimentosh një femër. Ajo e shijon faktin kur dikush tregon dashuri dhe vëmendje ndaj saj. Por, kujto që ajo kurrë nuk do ti kërkoj këto gjëra nga ti, ani pse mund të “vdesë” për gjëra të tilla, prandaj bëhu i kujdesshëm dhe befasoje atë çdo ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme