Një grua shtatzënë e humbi fetusin e saj ndërsa dy gra tjera kanë kërkuar abort për arsye se kanë qenë të sëmura me fruth. Nga klinika e gjinekologjisë sqarojnë se njëra nga 2 gratë shtatzëna ka paraqitur te komisioni i shkallës së parë kërkesë për ndalim të shtatzënisë për shkak të sëmundjes nga fruthi.
Komisioni e ka lejuar, me çka është kryer abortimi shtatzënisë pas gjitha protokolleve.
Në komisioni e shkallës së parë është paraqitur edhe një paciente me fruth gjatë shtatzënisë. Me kërkesë të saj, është pranuar abortimi. Pacientja që ka humbur fetusin përveç fetusit, ka pasur edhe nivelin e lartë të shtypjes së gjakut, ndërsa foshnjën e ka humbur menjëherë pas pranimit në gjinekologji, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë thonë se pacientet që janë me fruth, izolohen në hapësira të posaçme dhe kanë trajtim të posaçëm higjienik. Pas mbarimit të intervenimit hapësirat pastrohen ndërsa personeli përdorën maska mbrojtësi dhe se nuk ka të prekur nga fruthi.
Ndryshe, sot komisioni për sëmundje infektive sot shpalli epideminë e fruthit në gjithë territorin e shtetit./Telegrafi/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...