Google ADS

Kujtesa tani u mundëson të bëni pagesa online në çdo kohë!

14:53 | 16 Prill 2019
Arbresh.info

 Kujtesa, sot lansoi platformën e saj të re të pagesave online, të quajtur MYKujtesa, në të cilën mund të qaseni nëpërmjet my.kujtesa.com.

Platforma e re e ecommerce mundëson realizimin e të gjitha pagesave dhe shërbimeve që keni me Kujtesa, nga kudo dhe në çdo kohë! MYKujtesa ofron mundësinë e realizimit të pagesave, qasje në llogarinë tuaj të shërbimeve, aktivizimi I pakove, monitorimi i datës së skadimit të shërbimit tuaj, qasje në ofertat e dedikuara vetëm për online.

Për të realizuar pagesat online duhet të shënoni numrin tuaj serik te resiverit apo modemit që keni në përdorim, eventualisht numrin e kontratës. Me anë të kësaj ju do pranoni një SMS Kod në telefonin tuaj, të cilin duhet t’a plotësoni në fushën e kërkuar. Pasi të kyqeni në MYKujtesa, përditësoni të dhënat tuaja në mënyrë që qasja juaj në të ardhmen të jetë sa më e lehtë dhe e shpejtë. Mjafton të shkoni tek shporta dhe të futni të dhënat tuaja personale të llogarisë bankare, në mënyrë që të procedoni me pagesë. Në rast se të dhënat tuaja janë të sakta, shërbimi i Kujtesa do aktivizohet automatikisht me realizim të pagesës. Realizimin e pagesave mund t’a realizoni edhe nga telefoni juaj celular, pa patur nevojë që të vini fizikisht në pikat e shitjes të Kujtesa. Në rast të ndonjë paqartësi, qendra e mbështetjes së klientëve është 24 orë në dispozicion për asistim.

Platforma ecommerce e Kujtesa, MYKujtesa, është mundësuar nga Raiffeisen Bank Kosova, dhe pagesat mund të realizohen me kartela të çfarëdo Banke; vetëm sigurohuni që kartela juaj mbështet realizim të pagesave online. Siguria e pagesave online është e verifikuar nga VISA dhe Mastercard. Më poshtë një Video Tutorial, i cili përshkruan të detaje të gjitha hapat që duhet të ndiqen për realizimin e pagesave tuaja online nëpërmjet my.kujtesa.com !

Artikull i sponsorizuar 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme