Është hapur Panairi “EXPOKOS 2019” në Prishtinë, i cili është organizuar nga CEO. Ky panair i cili do të zgjatë tre ditë, mbulon fushën e sektorit të energjisë dhe ndërtimit.
Pjesëmarrëse në këtë Panair, janë shumë kompani rajonale, por, gjithashtu edhe kompani ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info
Bekim Xhafa, organizator i këtij panairi, tha se ky panair mbahet tash e tetëmbëdhjetë vite, ku edhe është shndërruar si një pikë takim dhe një urë lidhëse për bizneset e Ballkanit dhe ato vendore.
“Ne sot e hapëm panairin e tetëmbëdhjetë me radhë “Panari EXPOKOS 2019” të fushës së ndërtimit, makinerisë, energjisë dhe pajisjeve për mbrojtje dhe siguri në punë, panair i cili gjatë tetëmbëdhjetë viteve është bërë pikëtakim për të gjitha bizneset e Ballkanit dhe normalisht të gjitha bizneset prodhuese vendore të Kosovës e shfrytëzojnë këtë panair, për t’u shtrirë edhe më shumë në tregun vendorë, por edhe për të krijuar ura lidhëse me kompanitë e Ballkanit një herë në vit në Prishtinë” tha organizatori i këtij panairi për arbresh.info
Veç kompanive vendore ai tregoi që ka edhe kompania nga shtetet tjera, si Kroacia, Gjermania, Turqia, Greqia etj.
“Edhe këtë vit vazhdon e njëjta gjë, me kompani shtesë, të organizuar nga Republika e Turqisë, kompani individuale që vijnë nga Gjermania, Kroacia, kompani që vijnë edhe nga Bullgaria dhe dy nga Greqia dhe pjesa tjetër janë vendore”, tha ai.
E sa i përket interesimit të kosovarëve në këtë panair, Xhafa tha se gjatë ditëve të ardhshme shpresojnë që të rritet shifra e vizitorëve.
“Kanë kaluar dy orë prej se e kemi hapë panairin shihet një fluks i mirë në panair, panairi do të zgjatë tre ditë dhe shpresojmë që gjatë tre ditëve të arrijmë shifrën rreth 10,000 vizitorë”, u shpreh Xhafa.
Një nga pjesëmarrësit në këtë kompani, Edis Qabrati, nga “Kompania Burak” i cili në këtë panair ishte bashkëpjesëmarrës me partnerin e tij nga Sllovenia, tha se në Kosovë ende mungon eksperienca dhe organizimi i panaireve.
Sipas tij, panaireve të këtij lloji u duhet më shumë reklamë, që edhe qytetarët të jenë më të informuar.
“Jemi firmë 25 vjeçare që merremi me pjesë të makinerive të rënda, pjesë të kamionëve, domethënë pjesë industriale. Jemi pjesëmarrës këtu në panair këtu e kemi edhe partnerin tonë nga Sllovenia ku jemi bashkë pjesëmarrës. Ende po na mungon eksperienca dhe organizimi i panaireve, është një vend shumë i frytshëm por i mungon reklama, duhet të rritet kapaciteti”, tha ai.
E Albion Hadri, i cili përfaqëson kompaninë e tij “Eco Clean” e sheh këtë panair si një mundësi shumë të mirë për njoftimin e klientëve.
“Ne jemi nga Kompania ECO Clean. Ne ofrojmë produkte profesionale për pastrim. Jemi në treg që nga viti 2010 kemi qenë edhe më herët nëpër panaire. Kjo është një mundësi e mirë, për njoftim për klientët e rinj dhe të kompanive tjera”, tha ai.
Driton Qamili i cili me kompaninë e tij, ishte prezent për herë të parë në një panair në Kosovë, në një prononcim për arbresh.info tregoi se me pjesëmarrjen e tij, synon tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Kompania jonë me seli kryesore është në Bullgari. Fushëveprimi i kompanisë janë vidat dhe shumë aksesorë tjerë lidhur me hekurishtet, lidhur me ndërtimtarinë, furnizimin e industrisë me elemente të ndryshme. Këtu jemi për herë të parë, synojmë tregun e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë”, tha ai .
Ky panair do të vazhdojë të mbahet deri më 18 prill në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./Arbresh.info
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...