Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm në rajon që nuk ka linjë autobusi që lidh qytetin me Aeroportin.
Edhe për kundër faktit që Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Infrastrukturës në janar të këtij viti kishin nënshkruar një marrëveshje për funksionalizmin e linjës së autobusit e cila lidh qytetin me Aeroportin “Adem Jashari”, kjo linjë deri me tani nuk ka arritur që të funksionalizohet.
E për këtë Ministria, komuna e “Trafiku Urban”, ia kanë hedhur fajin njëra -tjetrës.
Lajmi.net ka kontaktuar me ministrinë e Infrastrukturës, të cilët kanë thënë se janë duke pritur një marrëveshje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes “Trafiku Urban”.
Shefi i kabinetit në ministrinë e Infrastrukturës, Argjend Zejnaj, ka thënë për lajmi.net se ka mbet që Komuna të formojë një komision i cili do të përcaktojë orarin dhe çmimin e biletës në ketë linjë dhe pjesën tjetër do ta mbulojë Ministria.
“Ministria po pret një marrëveshje ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe për të vepruar. Ka mbet që Komuna te formojë një komision i cili do të përcaktoj orarin dhe çmimin e biletës në ketë linjë dhe pjesën tjetër do ta mbuloje Ministria ashtu siç është përcaktuar në Memorandum dhe konform ligjeve të vendit”, ka thënë Zejnaj.
Por, ndryshe nga Zejnaj, po thonë në Komunën e Prishtinës.
Zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu ka thënë për lajmin se ata nuk e kanë për detyrë caktimin e orareve, por është detyrë e Aeroportit.
Sipas saj është detyrë e “Trafikut Urban” që të ndajë autobusë.
“Ne nuk kemi shumë punë këtu në vetëm shërbimin e ofrojmë. duhet që të dakordohet Ministria me Aeroportin. Ne nuk e kemi për detyrë që të caktojmë oraret, oraret i cakton Aeroporti, i kordinon. “Trafiku Urban” ka me jap autobusin. Ata e kanë për detyrë”, ka thënë Mullafazliu.
E në “Trafikun urban”, po thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj, ka thënë se janë të gatshëm që të lëshojnë autobusët kurdo që Komuna të jap një vendim për këtë.
“Ne “Trafiku Urban” nuk jemi të njoftuar se kur do të funksionalizohet kjo linjë. Vetëm atë që kemi dëgjuar në media për marrëveshjen mes Ministrisë dhe Komunës së Prishtinës. “Trafiku Urban” nuk ka marr ndonjë vendim nga Komuna e Prishtinës. Ne si ndërmarrje komunale ju përgjigjemi vendimeve që dalin nga Komuna e Prishtinës. Ne jemi të gatshëm sepse autobusët janë në qarkullim, vetëm e bëjmë një ndryshim, por derisa nuk kemi vendim, nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka thënë Rexhepaj.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin