Presidenti i klubit katalunas pretendon që francezi është më superior sesa braziliani.
Josep Bartomeu i BArcelonës pretendon që anësori i ekipit Ousmane Dembele është më i mirë se Neymar, lojari të cilin ai e zëvendësoi në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Neymar la Kataloninë për PSG verën e 2017 për një transfer të rekordit botëror prej 222 milionë euro, kurse Dembele u transferua nga Dortmundi për 105 milionë euro shpejt pas tij.
Bartomeu gjithashtu diskutoi përparimin e Philippe Coutinho me Blaugranët.
“Unë shpjegova se kemi një projekt me Dembele dhe Coutinho me paratë e Neymar,” i tha Bartomeu TVE në Spanjë.
“Niveli i Dembele është më i mirë tani se i Neymar, ai është një lojtar shumë më i mirë se Neymar dhe ai është përshtatur tashmë.
“Coutinho është një lojtar i shkëlqyer, ai po bëhet gjithnjë e më i mirë. Nuk është e lehtë për të luajtur në Barça – ai ishte këtu gjashtë muaj sezonin e kaluar dhe ai është i kompletuar tani. Ai ka besimin e trajnerit. Ai është një lojtar global dhe ne presim shumë nga ai.
“Ai do të vazhdojë në Barcelonë. Ai është i ndryshëm dhe Barça ka nevojë për lojtarë të ndryshëm “.
Barcelona është lidere në renditjen tabelore të La Ligas./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...