KLP cakton përkohësisht drejtuesit e disa prokurorive

21:00 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka pranuar që të marrë pjesë në mbledhje anëtari më i ri Vatë Staka, pasi ligji thotë se anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh. KLP ka caktuar me afat 3 mujor, drejtuesit e rinj të prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të udhëheqësve të mëparshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të Hëne nuk ka pranuar që ta marrë pjesë anëtari më i ri, Vatë Staka i cili u zgjodh më 11 prill nga asambleja e prokurorëve. Sipas nenin 116 ligjit 115/2016, anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparësi në procesin e vetingut. Prokurorët që janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar janë:

Manjola Kajani

Ened Nakuçi

Eugen Beci

Njazi Seferi

Doloreza Musabelliu

Blerim Tominaj

Elisabeta Imeraj

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Vladimir Mara

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë vendosur me shumicë votash, caktimin e përkohshëm me afat 3 mujor drejtuesit e prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të drejtuesve të mëparshëm. Sali Hasa caktohet drejtues në Prokurorinë e Sarandës, Ludovik Doda në Prokurorinë e Apelit Durres.

KLP caktoi Isa Jatën, si drejtues e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda dhe Aferdita Ndoin në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Këshilli ka vendosur që të rikthejë në sistemin e prokurorisë Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë. Filopati dhe Bledar Valikaj do të jenë prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.

Në fund të mbledhjes anëtarët e KLP kanë miratuar rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e caktimit të përkohshëm në detyrë”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme