Në Durrës, Ujësjellës-Kanalizimet kanë nisur zhbllokimet e kolektorit te ujërave, pasi me reshjet e fundit ato u bllokuan në disa vende. Ky kolektor i ujërave të shiut prej më shumë se tre dekadash nuk është pastruar. Ujësjellës Kanalizime Durrës po punon për zhbllokimin e tyre. Mjetet e ndërmarrjes janë përqendruar në rrugën Mujo Ulqinaku dhe rrugën Kristo Sotiri.
Spartak Kovaçi drejtor Ujësjellës Kanalizime Durrës: “Do vazhdojmë të pastrojmë kolektorin e ujërave të shiut dhe ujërave të zeza. Momentalisht po shfrytëzojmë rastin që këto rrugë janë bllokuar nga bashkia e Durrësit për tu rikonstruktuar dhe asfaltuar dhe po punojmë me mjetet tona teknologjike, me stafin tonë dhe ndihmën e bashkisë që të pastrojmë këto kanale dhe të minimizojmë sa më shumë fenomenin e përmbytjes”.
Gjendja e kolektorëve të ujerave të shiut paraqitet problematike pasi ato përmbyten sa herë ka reshje./abcnews.al
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...