Zëvendëskryeministri i pare i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar ngushëllimet që Ambasada Amerikane në Kosovë u ka dërguar familjeve të viktima në luftës në Kosovë.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se SHBA bashkndjen vuajtjet e Kosovës më mirë se kushdo tjetër, shkruan arbresh.info.
“Askush mē shumë se sa miqtë tanë të përjetshëm, SHBA-të, nuk bashkēndjenë dhe solidarizohet me vuajtjet e të gjithë atyre që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë. E vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfarëdo shtrembërime të kohës”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka shtuar se paqja do të arrij vetëm kur të pranohet e vërteta.
“Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqeja e qëndrushme, i ka zënë vendin tendencave traumatike”, ka përfunduar Pacolli.
Ndryshe gjatë ditës, Ambasada Amerikane në Kosovë ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që rabnë 20 vite më parë.
Në këtë komunikate thuhet se mohimi i mizorive është ofendim për viktimat ndërsa u është kërkuar institucioneve të Kosovës të përmbahen nga këto retorika ndezëse.
“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadën Amerikane./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë