Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-së, Bilall Sherifi dhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit.
Ky lëshim i sallës në shenjë proteste pasi kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti nuk u dha fjalën për të replikuar, shkruan arbresh.info.
Haliti i tha Sherifit se nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve që flasin.
“Nuk ka replikë. Në rregullore është. Kushdo që flet t’i do t’i bësh replikë a? A mos të ka përmendur kush emrin? Rri bre burrë”, ka thënë Haliti.
E Sherifi i tha Halitit se nuk po e interpreton njejtë rregulloren e Kuvednit për të gjithë deputetët.
Edhe deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu duke cituar rregulloren e Kuvendit tha se ka të drejtë të bëjë replikë./Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...