Një javë pasi që kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov konfirmoi se deri te ta kanë arritur kërkesa për amnistinë e të dënuarve për 27 prillin e përgjakshëm, nuk ka informata se si do të veprojë kreu i shtetit.
Edhe pse Alsat ka parashtruar pyetje, nuk ka përgjigje nga vila në Vodno rreth asaj nëse kërkesat janë duke u shqyrtuar dhe nëse Ivanovi do ta përfundojë mandatin i cili zgjat deri më 11 maj me faljen e 16 të dënuarve, të cilët kanë marrë gjithsej 211 vjet burg për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Avokatët dhe të dënuarit presin që presidenti i cili i numëron ditët e fundit në vilën Vodno do t’i falë. Gjykimi për 27 prillin e përgjysmoi amnistinë selektive që u miratua nga shumica në Kuvend ndërsa nga burgu shpëtuan edhe deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së të cilët i hapën dyert dhe e drejtuan turmën, si dhe organizatorët e protestave “Për një Maqedoni të përbashkët”./AlsatM/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%