Ahmeti flet për ikjen e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut

15:48 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për gjendjen politike në Maqedoninë e Veriut dhe problemet me integrimin e vendit në BE.

Ai në pyetjen e gazetares “Keni përgjegjësi për ekzilin e madh që ndodh drejt perëndimit?” u përgjigj se qytetarët nuk do të gjejnë kushtet e kërkuara edhe nëse ikin në vendet e perëndimit.

Ai ju tha në fund që të presin që të plotësohen kushtet edhe këtu të jetohet si në perëndim.

“Kjo i ngjanë tamam një lufte. Në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe t’i krijosh kushte popullatës civile, mos e thirr atë të qëndrojë në vendin e vet por lene të lirë. Le të bëjë zgjedhje. Nuk mund të dal të ju them njerëzve mos kërkoni ju jetë më të mirë, pavarësisht se çfarë jete bëjnë ata atje. Andej nuk kanë jetë më të mirë se në vendin e e tyre. Për këtë unë mund t’i sigurojë, kurse ata që shkojnë do ta vërtetojnë kur do të shkojnë atje. As atje, brenda një viti ose pesë vitesh nuk mund të krijojnë standard që kanë ëndërruar” tha mes tjerash Ahmeti në emisionin Rruga drejt në Alsat M të enjten (18.04).

Ahmeti gjithashtu foli për zgjedhjet presidenciale dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme