”Ballkoni” merr çmimin “Best Comedy Fiction”

09:55 | 25 Mars 2015
Arbresh.info

“Best Comedy Fiction” është emri i çmimit të 21-të me radhë që ka marrë “Ballkoni” nga Kosova. Filmi me regji të Lendita Zeqirajt ka qenë në konkurrencë zyrtare me 150 filma në festivalin “Taos Shortz Film Fest”, që mbahet në New Mexico.

Festivali, që është mbajtur midis datave 19 e 22 të këtij muaji, tubon filma me ide inovative që janë bindës, provokojnë reflektim dhe janë të realizuar me përsosmëri teknike. Sipas revistës “Movie Maker”, “Taos…” hyn në mesin e 50 festivaleve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kritere shumë specifike dhe të veçanta sa i përket përzgjedhjes së filmave, shkruan KD.

“Ballkoni” shpërfaq kaosin e një grupi njerëzish teksa merren me sigurinë e një djali 10-vjeçar që rri ulur në një cep të ballkonit dhe në të luajnë aktorët: Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Sefedin Nuredini, Osman Ahmeti, Edona Reshitaj.

Regjisorja Lendita Zeqiraj ka thënë se vetë përzgjedhja e “Ballkonit” për pjesëmarrje në këtë festival, në konkurrencë me 149 filma nga e gjithë bota, ka qenë arritje e madhe për ekipin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme