Google ADS

Shqipëri: Sot fillon Festivali për të drejtat e njeriut

17:08 | 21 Shtator 2015
Arbresh.info

Në Shqipëri sot fillon Festivali për të drejtat e njeriut (IHRFFA), i cili sivjet po shënon përvjetorin e tij të dhjetë.

Filmi “Vaslav Havel të jetosh në liri” hap festivalin mbrëmjen e datës 21 shtator dhe sipas organizatorëve në çdo shfaqje të filmit hyrja është e lirë për publikun.

Për festivalin konkurruan rreth 450 filma nga shtete të ndryshme të botës, nga të cilët u përzgjodhën 44 prej tyre.

Drejtori i festivalit Kujtim Çashku, kërkoi që publiku të heqë dorë nga politika për një javë e të fokusohet në një festival që mbron të drejtat e tyre.

Këtë vit, pjesë e programit do të jenë edhe 10 filma britanikë me metrazh të shkurtër, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik, për të cilët është krijuar një komponent dixhital duke qenë në mënyrë të vazhdueshme online në internet.

Festivali do të fillojë me shfaqjen e filmit “Vaclav Havel të jetosh në liri”. I njejti do të shfaqet sonte në Akademinë e Filmit “Marubi”.

Festivali do t’i përmbyll punimet me 26 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme