Të papunë, të pa arsimuar ose të patrajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafeneve, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.
Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës.
Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjëve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.
Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjëve është shumë më e ulët.
Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.
Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%, shkruan ‘monitor’.
Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%.
Në hartën më poshtë janë ngjyrosur me ngjyrosur me blu dhe të kuqe, nga norma më e ulët e papunësisë, deri te norma më e lartë, Shqipëria.
Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç.
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...