Shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, gjatë diskutimit të mbajtur me Ministrinë e Integrimeve Evropiane ka thënë se kanë organizuar një kampanjë në komunat e Kosovës që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për siguri në punë.
“Kampanja do të organizohet nëpër komunat e Kosovës do grupohet në 10 ngjarje që përfundojnë në qershor është e rëndësishme që përveç kampanjës institucionet e Kosovës implementojë rregullore. Siguria në punë është sfidë e madhe që publiku të qëndroj i mbështetur në integrimin e BE-së dhe reformat që kërkohen, por mundohemi me rrit vetëdijen me kampanja të ndryshme”, tha ajo.
Ajo gjithashtu MSA-në e ka vlerësuar si shteg për Bashkimin Evropian dhe se sipas saj implementimi i MSA-së ndikon në cilësinë e jetës në Kosovë.
“Përmbushja e standardeve ka përgjegjësi të ndryshme në institucione dhe implementimi i tyre pritet me rregulluar cilësinë e jetës së Kosovës. MSA-ja është e drejtë të tregoj dhe shkoj tutje në shtegun evropian dhe gjitha këto rregullojnë standardin e jetës suaj”, tha Apostolova./Arbresh.info
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet