Google ADS

Ish-deputeti Ndoka kërkon revokimin e masës “arrest shtëpie”

11:28 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ku në gjyqin në themel ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”.

Megaoperacioni policor u shtri në disa qytete në tetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 34 persona, prej të cilëve 24 u lanë në burg.

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në këtë gjykim është edhe ish-deputeti Arben Çuko, i akuzuar për “korrupsion”. Që të dy ata u lanë në “arrest shtëpie” në seancën paraprake./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme