Kate Moss planifikon martesë të re

09:35 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck po planifikojnë që të martohen.

Modelja 45 vjeçe, e cila deri më tani ka dy martesa të dështuara, së bashku me Nikolain 32-vjeç po planifikojnë një martesë tradicionale gjatë verës, pasi janë në lidhje që nga viti 2015

“Lidhja e Kate dhe Nikolai po ecën shkëlqyeshëm dhe ata tashmë po diskutojnë për martesë. Nikolai tashmë u ka treguar miqve të tij se po planifikon një martesë tradicionale në kishë. Ai është një djalosh me tradita të vjetra dhe është i dashuruar marrëzisht me Kate. Ata tashmë një kohë të gjatë po diskutojnë martesën”, ka deklaruar një burim.

Familja e Nikolait fillimisht ishte skeptike për këtë lidhje me Kate, por modelja ikonë ka arritur t’ua pushtojë zemrat atyre, sidomos pasi më në fund ka hequr dorë nga alkooli./Zeri

Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme