Ngrohja globale do të shkrijë pjesën më të madhe të akullit që përcakton ekosistemin e Alpeve deri në fund të shekullit, sipas shkencëtarëve zviceranë.
“Nëse bota do të arrijë të përmbush objektivat aktuale për mbrojtjen e klimës për të mbajtur ngrohjen globale nën dy gradë, në krahasim me nivelet paraindustriale, dy të tretat e akujve në Vargun Malor Europian do të zhduken nga viti 2100”, njoftuan shkencëtarët e Universitetit ETH në Cyrih.
“Nëse ndryshimi klimatik dhe prodhimi i gazeve me efekt serë vazhdon të rritet, Alpet nuk do të kenë gati aspak akuj deri në vitin 2100, përveç disa zonave të izoluara në nivelet më të larta”, theksoi bashkautori i këtij studimi, Matthias Huss.
Shkencëtarët theksuan gjithashtu se gjysma e akullit në majat e Alpeve do të zhduken deri në vitin 2050 në çdo rast, pavarësisht nëse gazet që nxehin atmosferën bien në nivel ose jo, shkruan Atsh, përcjell Albinfo.ch.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...