Ushtria turke shkatërron objektivat terroriste në veri të Irakut

00:06 | 15 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se avionët luftarakë turq goditën objektivat e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke tha se gjatë një operacioni ajror, avionët turq shkatërruan pozicionie të armëve, strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve të PKK-së në rajonet Zap, Avashin-Basjan, Hakurk dhe Kandil.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme