Google ADS

A po rrëzohet Mark Zuckerberg?!

20:49 | 14 Prill 2019
Trina Galanxhi

Platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha pjesë e kompanisë së themeluar nga Mark Zuckerberg, nisën të mos funksiononin rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një rast i përsëritur pas atij të disa javëve më parë.

Shumë përdorues, edhe në Shqipëri kanë sinjalizuar probleme, madje edhe në rrjetet e tjera sociale. Hashtagët #facebookdown, #whatsappdown dhe #instagramdown u bënë menjëherë temë kryesore në Twitter.

Përdoruesit e Facebookut panë faqet e para të tyre që nuk rifreskoheshin, ndërsa ata që përpiqeshin të lidheshin me “domain”-in kryesor, facebook.com, e gjenin të padisponueshme. Instagrami ishte i paqasshëm dhe mesazhet e WhatsAppit nuk dërgoheshin apo nuk merreshin.

Problemet vijnë vetëm një muaj pasi Facebook shënoi edhe problemin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.

Facebook, WhatsApp dhe Instagram u bënë të paqasshme për orë të tëra muajin e shkuar, e u deshën rreth 24 orë që rrjeti më i madh social në botë të zgjidhte problemin. Facebook fajësoi një konfigurim serveri për këtë dhe kërkoi ndjesë për problemet./Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme