Në një rishpërndarje të deklaratës për medie të Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi, ku thuhej ndër të tjera se “grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë edhe mesazhin e tij.
“Ne jemi deri në fund, në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë, që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor, e po kërcënon të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha.
Reagimi i tij erdhi përmes rrjetit social Facebook, ku theksohet më tej se “fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj”.
“Krerët e kësaj bande i pret burgu, që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm”, shprehet kreu i opozitës./TCH/
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë