Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) njofton se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.
Siç njofton SHSKUK, janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet.
“SHSKUK, ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja. Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Më tej thuhet se “janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë. Artikujt janë siguruar me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë iniciuar”.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...