Gjatë 13 viteve të fundit përparimi i vendit ka qenë i madh dhe kjo është reflektuar në përmirësimin e përgjithshëm të ekonomisë, jetën e njerëzve dhe proceset politike.. Interneti është një shërbim i ri në Shqipëri. Megjithatë, gjatë viteve të fundit përdorimi i internetit është rritur në mënyrë dramatike.
Fëmijët dhe adoleshentët sot:
Fëmijët dhe adoleshtetët kanë një kulturë në të drejten e tyre ndryshe nga e kaluara. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ta.
Fëmijët dhe adoleshentët janë të ekspozuar ndaj fushatave promocionale për përdorimin e internetit si kurrë më parë, me materiale të shtypura,fushata reklamuese, internet dhe ne tv.
Zhvillimi i përgjithshëm emocional dhe seksual i fëmijeve mund të preket nga imazhet e idhujve të tyre që përdoren për spote promocionale në internet ku në të shumtën e rasteve janë imazhe provokuese.
Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojë dhe gjithashtu të ketë argëtim.
Në anën tjetër, ata kanë të drejtë të marrin informacione dhe të kenë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide.
Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv.
Fëmijët kanë një përgjegjësi për mënyrën se si ata përdorin internetin. Keqpërdorimi, neglizhlizhimi apo pakujdesshmëria, në të cilën ata nuk marrin parasysh standardet themelore të sigurisë, mund të shkaktojë pasoja në jetën e tyre të cilat ata mund ti shmangin.
Të gjithë fëmijët janë përgjegjës për të respektuar dhe zbatuar të drejtat e të tjerëve.
Nuk duhet të përdorin kërcënime, ngacmime apo fyerje ndaj përdoruesve të tjerë. Fëmijët përdorues të internetit nuk duhet të nxisin përmbajtje e cila degradon, poshtëron apo denigron të tjerët.
Më shumë se 65 milion njerëz janë përdorues aktiv të rrjeteve sociale në celular (fëmijë, adoleshentë, të rritur).
Ky shërbim prej dy vitesh ofrohet edhe në Shqipëri dhe është lehtësisht i aksesueshem nga të gjithë.
Fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri krenohen me faktin se kanë më shumë miq se shokët e tyre, pranojnë ftojnë miq edhe persona të cilët nuk i njohin.
Imazhet e tyre dhe të dhënat që përdoren në rrjete sociale nga fëmijët dhe adoleshentët mund të bëhen të aksesueshme shumë lehtë nga dikush tjetër.
Fëmijët deklarojnë se shumicën e kohës që kalojnë në internet janë të pashoqëruar nga prindërit (fëmijët gjithashtu tregojnë që prindërit nuk dinë të përdorin kompjuterin dhe nuk ju qëndrojnë pranë fëmijëve).
Disa këshilla për fëmijët:
*Mos iu përgjigj asnjë mesazhi apo e-mail kërcënues apo fyes;
*Ruaj çdo detaj të e-mail-eve ose sms-ve që të vijnë;
*Mos jep asnjë informacion personal si emër, adresë, numër telefoni etj;
*Blloko dhe raporto adresat nga vijnë mesazhet dhe tekstet kërcënuese;
*Mos reago ndaj mesazheve që ju kanë ardhur;
*Mos u përgjigj numrave që ti nuk i njeh ose atyre të panjohur;
*Ndrysho adresat dhe numrin e telefonit.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...