Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në panelin ministror për politika fiskal të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, ku ka paraqitur suksesin e Kosovës në menaxhimin e investimeve publike.
Ministri Hamza gjatë prezantimit të tij theksoi se Kosova që nga shpallja e pavarësisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut të kapitalit publik të cilin Republika e Kosovës e ka trashëguar nga e kaluara. Duke pasur parasysh këtë prioritet, buxheti Kosovës për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor por edhe si total i shpenzimeve. Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35% e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 përqind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50% e që është shumë pak më i ulët se sa në shtetet e rajonit që sillet rreth 60% plus duke pasur parasysh që Kosova është shteti më i ri në Ballkan.
Sipas një komunikate të MF, Hmza ka theksuar se sa i përket prioriteteve infrastrukturore fokusi jonë ka qenë edhe në rritjen ekonomike, ku kemi arritur te kemi prapë rritjen më të lartë në rajon. Më pas Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, arsim, shëndetësi, dhe në energji. Pa dyshim që ne do të punojmë ta ruajmë këtë normë të shpenzimeve kapitale. Kosova si shtet i ri ka nevoja të shumta për financime por në të njëjtën kohë edhe për rritjen e normës së zhvillimit ekonomik.
“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të kapitalit përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga Buxheti i shtetit, Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me Organizata të shumta Ndërkombëtare të Financimit, ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale. Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njëjtën kohë për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha ministri Hamza në fjalën e tij.
Në këtë panel u prezantuan rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropiane.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...